Botë

Arrestohet guvernatori i Bankës së Shqipërisë

06.09.2014 18:50

Policia e Tiranës, me urdhër të Gjykatës së Rrethit, ka arrestuar guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi...

Ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit rëndon akuza e 'shpërdorimit të detyrës', për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, për të cilën ai rrezikon deri 7 vjet burg.

Me arrestimin e kreut të BSH-së dhe inspektores Golemi, numri i të dyshuarve shkon në 19 persona, ndërsa ende mbetet mister fakti se ku përfunduan 713 milionët e vjedhura.

LULJETA NDOKA