Botë

Britani/ Përplaset autobusi i shkollës, plagosen 20 fëmijë

27.06.2019 19:14

Ditën e sotme është raportuar një aksident tepër i rëndë

Ditën e sotme është raportuar një aksident tepër i rëndë, ku si pasojë mbetën të plagosur 20 fëmijë dhe shoferi i autobusit.
 
Deri më tani numërohen 20 fëmijë, të cilët janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e parë, pasi autobusi i shkollës u përplas me një kamion.
 
Forcat zjarrfikëse ishin të parat që mbërritën në vendin e ngjarjes, së bashku me disa aeroplanë shpëtimi, të cilët kryen transportimin e të lënduarve në spitalet aty pranë.
 
Nga raportimet e para thuhet se shoferi i autobusit nuk pësoj ndonjë problem të rëndë shëndetësor, por asgjë nuk është konfirmuar ende.
 
Në vazhdim priten raportime me detaje të tjera specifike, nga forcat e policisë./Top Channel