Maqedoni
Parashikimi i motit
28.06.2019 12:02
Kontinenti Evropian vazhdon të jetë në aktivitetin e të nxehtit nga shkretëtira....

Kontinenti Evropian vazhdon të jetë në aktivitetin e të nxehtit nga shkretëtira sahariane e cila po jep impakt në territorin e Maqedonisë së Veriut duke mbajtur temperatura të larta. Për sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira lokale.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 13 deri më 21 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri më 35 gradë celsius.
Edhe gjatë fundjavës pritet që moti të jetë kryesisht me diell.
