Maqedoni

Aksion Policor në Shkup, arrestohen ish-funksionarë dhe nëpunës shtetërorë

28.06.2019 12:07

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion...

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, në bashkëpunim me MPB-në, ka ndërmarrë aksion për të ndaluar persona të dyshimtë në më shumë lokacione në Shkup. Mes të dyshuarve janë edhe ish-funksionarë të lartë, të punësuar në administratën shtetërore, të cilët kanë kryer punë në interes publik, si dhe dy anëtare nga VMRO.
 
Jo-zyrtarisht mësojmë se janë 10 persona të dyshuar, shumica nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Procedura para-hetimore ka zgjatur disa muaj dhe aksioni u ndërmor pas urdhrit të prokurorit publik deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gjatë ditës priten detaje më të hollësishme nga MPB.