Botë
Shkodër, bomba molotov ndaj KZAZ-së, 14 persona në pranga
28.06.2019 12:27
Policia shqiptare ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas....

Policia shqiptare ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në Vaun e Dejës, në Shkodër. Në mesin e të arrestuarve ka edhe funksionarë të bashkisë së Vau Dejës, apo të zgjedhur lokal, përcjellin mediat shqiptare burimet zyrtare.
Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmë, rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ-së në fshatin Bushat. Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotovi në drejtim të KZAZ-së, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim. Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë së Vau Dejës, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore.
Ata akuzohen për veprat penale “shkatërrim i pronës me zjarr’’, “kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë së rendit publik’’ dhe “dëmtim të materialeve zgjedhore”, që kanë dënime të ndryshme e që variojnë gjithsesi nga 6 muaj deri në 15 vjet burg, në varësi të akuzës.
