Botë

Spanjë, i nxehti ekstrem i merr jetën 17-vjeçarit

28.06.2019 12:51

I nxehti ekstrem ka shkaktuar viktimën e parë në Spanjë....

Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën për shkak të temperaturave të larta. Adoleshenti ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm, pasi ishte ndjerë i sfilitur nga i nxehti ekstrem për shkak të punës në fshat.
 
Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Cordobas. Zyrtarët vendorë thanë se 17-vjeçari ishte ndjerë i trullosur dhe ishte hedhur më pas në pishinën e pronës ku po punonte. Pasi doli nga uji, pësoi probleme shëndetësore. Spanja dhe disa shtete të tjera të Evropës po përballen me temperatura tepër të larta për shkak të të nxehtit që vjen nga Afrika Veriore. Termometri ka shënuar vlera rekord, mbi 40 gradë celsius, e në Spanjë, sipas paralajmërimeve, në disa vende pritet sot të arrijë në 45 gradë celsius.