Botë
“Përvëlohet” Europa, 8 viktima nga i nxehti, temperaturat në rritje
28.06.2019 14:06
Vala e paprecedente e të nxehtit, me temperatura në shumë vende që tejkalon 40 gradë celsius, ende po djeg të gjithë Europën.....

Deri më tani janë regjistruar edhe tetë vdekje të lidhura me të nxehtin, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të rriten edhe më shumë në ditët e ardhshme.
“Një 17-vjeçar vdiq nga i nxehti në një fshat në Andaluzi, në jug të Spanjës”,- thanë autoritetet, duke vënë në dukje se ai ishte viktima e parë e raportuar zyrtarisht nga i nxehti që ka mbërthyer aktualisht Spanjën, ku temperaturat sot arritën në 45 gradë në disa rajone. Sipas qeverisë rajonale andaluziane, i riu ishte brenda një pishine në të cilën kishte hyrë pikërisht për t’i ikur vapës pas punës nën diell në arën aty pranë, por kur doli nga uji kishte spazma dhe u transportua në departamentin e urgjencës, por nuk mbijetoi.
Tre persona vdiqën në Francë, tre në Gjermani dhe një tjetër në Itali, ku autoritetet gjetën të vdekur një të pastrehë 72-vjeçar nga Rumania, i cili ishte afër stacionit kryesor të trenit të Milanos.
