Botë
Thaçi thotë se do ti ketë numrat për qeveri
06.09.2014 22:06
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka akuzuar LDK’në, AAK’në dhe NISMEN se janë bërë bashkë prej inatit të humbjes...

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka akuzuar LDK’në, AAK’në dhe NISMEN se janë bërë bashkë prej inatit të humbjes së zgjedhjeve dhe po tentojnë në mënyrë antikushtetuese të marrin pushtetin.
Sidoqoftë, Thaçi ka thënë se pas votimit për Kryeparlamentar, PDK, do të jetë partia, e cila do të mandatohet nga Presidentja për formimin e Qeverisë dhe në tentimin e parë do të formojë Ekzekutivin e ri.
Për këtë, ai ka thënë se nuk ka asnjë dyshim.
“Do t’i bëjmë votat që në tentimin e parë. Për këtë nuk ka dyshim", ka thënë Thaçi, për gazeten Epoka e Re.
Aktualisht, PDK ka vetëm 37 deputetë, ndërsa, partë tjera kanë 83 deputetë. Në seancën fundit, PDK, dështoi të zgjedh Kryeparlamentarin, ndërsa Blloku LDK-AAK-NISMA në mënyrë kundërkushtetuese votuan Isa Mustafën për Kryetar të Kuvendit.
Vazhdimi i seancës konstituive pritet të vazhdojë të premten e ardhshme për të parë nëse do të përsëritet skenari i seancës së parë.
