Ekonomi
Energjia elektrike, Bislimovski: Çmimet mbeten të pandryshuara
28.06.2019 16:00
Çmimi i energjisë elektrike mbetet i njëjtë, informojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.....

Kjo vjen pas përllogaritjeve që Komisioni Rregullator Energjetik i bëri për shpenzimet e Kompanive energjetike si “EVN Home”, MEPSO dhe “Elektrodistribuim”. “EVN Home” tashmë i ka të siguruara sasitë e energjisë elektrike të nevojshme për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël në aksion.
“Po tregohet se edhe përskaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, me të cilën numër i madh i konsumatorëve komercialë i ulën shpenzimet e tyre për energji elektrike për 20-30%, çmimi për amvisëritë mbetet i pandryshueshëm”,- deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Megjithëse, çmimet në tregjet botërore të bursave janë vazhdimisht në rritje, çmimi nuk ndryshon, sepse EMV ofroi të përmbushë plotësisht nevojat e familjeve me çmimin prej 34 euro për megavat orë, që është 15% më lirë se vitin e kaluar.
“Elektranat e Maqedonisë së Veriut është e obliguar t’i përmbush nevojat e përgjithshme të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Domethënë, në kushte të çmimit të ulur për 15%, në krahasim me vitin e kaluar të ELEM-it, ai do të sigurojë stabilitet financiar, për shkak se me liberalizimin e energjisë elektrike, mundësohet hapësirë më e madhe dhe sasi më e madhe të shitet në tregun e lirë të energjisë elektrike”,- u shpreh kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Nga një korriku, furnizuesi universal do të ketë detyrim të sigurojë rrymë për të gjitha amvisëritë të cilat me liberalizimin nuk kanë dalë nga tregu i lirë. Faturat e rrymës tashmë nuk do të vijnë nga “EVN Macedonia”, por nga “EVN Home”. Çmimet e energjisë elektrike do të caktohen një herë në vit nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
ERSAN PAJAZITI
