Maqedoni
Zhvillimi i turizmit, në sektorin hotelerik mungojnë somelierët
28.06.2019 16:40
Oda Ekonomike për Turizëm vlerëson se sektori hotelerik ka mungesë për somelierë, apo ndryshe profesionistë të trajnuar për shërbimin e verës dhe djathit edhe pse gjatë dy viteve të fundit janë organizuar trajnime në këtë drejtim, në bashkëpunim me Spanjën, Portugalinë dhe Bullgarinë.

“Rreth 40 persona kanë marrë pjesë në këtë projekt. Kishim edhe platformë digjitale apo rrjetëzim të subjekteve turistike fillimisht të subjekteve turistike të vendeve pjesëmarrëse me shpresë që kjo platformë digjitale të jetë e qëndrueshme dhe të hap mundësi edhe shumë të tjerë ta shfrytëzojnë”,- tha drejtoresha e Odës Ekonomike për Turizëm, Biljana Pejoska Risteska.
Ata të cilët i kanë përfunduar trajnimet folën për përvojën e fituar me këtë rast, e cila është mjaft e rëndësishme për përsosje profesionale, duke u kualifikuar më lartë me theks të veçantë të bëhen konkurrentë në tregun e punës, u theksua sot në tryezën me temë “Prezantimi i koncepteve inovative në fushën e turizmit të qëndrueshëm”.
LEUNORA KALIQI