Maqedoni

Rikonstruohet rruga “Gjorçe Petrov”, Shilegov: Do të përfundojmë punimet në kohë rekord

28.06.2019 17:07

Ekipet e Qytetit të Shkupit filluan me rikonstruimin e rrugës “Gjorçe Petrov” prej 1500 metrash.....

Punimet pritet të përfundojnë deri në fund të verës, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sipas të cilit kjo rrugë parashihet të jetë në funksion të qytetarëve para fillimit të vitit shkollor.
 
“Rikonstruimi i kësaj rruge nënkupton edhe rritje të sigurisë në komunikacion, investimi është në vlerë prej 50 milion denarë - mjete të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit. Lus qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, sepse do të ketë edhe rikonstruime të tjera të rrugëve dhe të kenë kujdes për respektim të regjimeve të komunikacionit të cilat do të vlejnë tani e tutje”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Shilegov premton se jo vetëm në këtë rrugë, por kudo ku ka punime rindërtimi, ato do të përfundojnë në kohë rekord për t’u kthyer sa më shpejt në shërbim të qytetarëve, por ftoi këta të fundit të respektojnë pengesat momentale në qarkullim për të mundësuar punë të papenguar dhe për të mos shkaktuar rrëmujë në komunikacion.
 
FLUTURA LATIFI