Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, LSDM: Të mos keqpërdoret për kalkulime politike

28.06.2019 17:17

Regjistrimi provues i popullatës në 13 komuna përfundon të dielën....

Regjistrimi provues i popullatës në 13 komuna përfundon të dielën, por Ligji për regjistrim të popullsisë ende nuk po kalon në kuvend edhe pse i njëjti ka siglën europiane. Pushteti dhe opozita assesi të dakordohen rreth ligjit. LSDM këmbëngul se nuk do të lejojë vazhdimin e kalkulimeve politike të VMRO-së që po i bën tashmë e 11 vite.
 
“Duhet patjetër të zbatojmë regjistrimin në RMV për shkak të funksionimit normal të shtetit, organeve dhe gjithsesi edhe komunave. Apeloj tek të gjitha subjektet politike që të mos e keqpërdorim regjistrimin si një operacion të madh statistikor për çfarëdo kalkulimesh politike. Thjesht duhet të kuptojmë se është e patjetërsueshme që të zbatohet në vendin tonë”,- tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.