Botë
Arrest me burg për Ardian Fullanin
07.09.2014 15:08
Guvernatori i bankes se Shqipërisë Ardian Fullani dhe inspektorja e përgjithshme Elivar Golemi do të qëndrojnë në burg. Kjo është masa që ka vendosur gjykata e Tiranës...

Guvernatori i bankes se Shqipërisë Ardian Fullani dhe inspektorja e përgjithshme Elivar Golemi do të qëndrojnë në burg. Kjo është masa që ka vendosur gjykata e Tiranës, nën akuzën për shpërdorim detyre.
Fullani mbërriti në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, dhe pavarësisht përpjekjeve të avokatit të tij për ta liruar, ai nuk do të mund të dalë aq lehtë nga qelitë e burgut 302. Avokati maks haxhia e cilësoi masën e gjykatës si një akt esktrem pasi sipas tij, Fullani nuk përbën rrezikshmëri shoqërore.
Masa e arrestit të Elivar Golemi ka kaluar disi më në heshtje, por edhe ajo do të qëndrojë në qelitë e buregut të sigurisë së lartë 313.
Këto janë pamjet e mbërritjes së Fullanit në Gjykatë, ku nuk ka pranuar të hyjë pa kollare.
Ndërsa në këto pamje po shikoni gruan dhe vajzën e Fullanit, duke pritur me ankth masën e arrestit për familjarin e tyre.
Keshilli mbikeqyres i Bankes se Shqiperise do t’i propozoje kuvendit shkarkimin e Fullanit, ndersa më pas kryemninistri do të nisë përpjekjet për një emër që do ta zëvendësojë.
Magjtihëtë, jo të anëtarët e këshillit mbikëqyrës I kanë larë hesapet me drejtësinë. Gjatë ditës së nesërme do të thirren në seancë dëgjimore anëtarët e tjerë, ndërsa prokuroria ka paralajmëruar arrestime të reja.
LULJETA NDOKA
