Centrali bërthamor në Belene, Angjushev: Presim ofertën nga pala bullgare

29.06.2019 16:15

Për një kohë të shkrurtër, Maqedonia e Veriut....

Për një kohë të shkrurtër, Maqedonia e Veriut do të ketë mungesë të qymyrit i cili  është burim kryesor për sigurimin e  energjisë, andaj vendit i konvenon të kyçet në ndërtimin e projektit të centralit bërthamor në Belene, vlerëson zv/kryeministri Angjushev. Por ai thotë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe po presin se çfarë oferta do të ofrojë pala bullgare. Kjo është mënyra më e shpejt dhe më e lirë që të sigurojmë energji bazë në afat më të gjatë, thotë Angjushev, por megjithatë pranon se ideja është larg realizimit.

“Duke pasur parasysh se ana e Bullgarisë ka shpallur thirrje në të cilën kërkon partner në atë projekt, ne si shtet do ta shikojmë interesin tonë të marrin pjesë në atë objekt, për shkak se me kohë ne do ta humbin energjinë tonë bazë, duke mos pasur qymyr. Për shkak se e dini që energjia bazë prodhohet nga qymyri, gazi apo nga derivatet bërthamore, tjera burime nuk ekzistojnë. Ashtu që në atë kuptim, ne kemi shfaqur interes që të marrim pjesë në Belene, mirëpo ende koncepti nuk është i qartë edhe nga ana bullgare, ende edhe ato nuk e kanë hartuar deri në fund konstrukcionin financiar, as strukture të palëve të interesuara.” – tha Zv.Kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE, ANGJUSHEV: STRATEGJIA E RE, GATI NË SHTATOR

Krahas analizave për hyrje në centralin bërhtamor në Belene, qeveria po punon edhe në strategjinë për furnizim me energji elektike në periudhë të ardhshme. Angjushev theksoi se strategjia po punohet me ndihmë nga fondi I Britanisë së Madhe, kurse nënkontraktues është ASHAM.

“Presim që strategjia të përfundoj në shtator. Draft-version të asaj strategjie kemi dhe në strategji qartë dhe në mënyrë precize theksohet se si për periudhën e ardhëshme afatgjate do të sigurohet furnizimi me të gjitha energjenset, përfshi këtu edhe energjinë elektrike në shtet” – u shpreh Angjushev.

Projekti për centralin bërthamor në Belene ekziston veçmë 40 vite. Por, disa herë është anuluar. Së fundmi idea u rikthye për diskutim  në vitin 2008. Deri më tani për këtë projekt interes kanë shfaqur kompani nga Rusia, Gjermania, Franca, SHBA-të, Kina dhe Koreja. (Ersan Pajaziti, TVM2)