30 ditë paraburgim për Jankievskin dhe 7 tjerë, VMRO-DPMNE: Hakmarrje dhe sulm politik

29.06.2019 17:09

Gjykata penale ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për ish-minsitrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski...

Gjykata penale ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për ish-minsitrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski dhe 7 personave tjerë të dyshuar  për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” për marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit për ndërtimin e disa objekteve hotelerike dhe “Shkallëve Spanjole”, pjesë e proketit Shkupi 2014.

Për 2 të tjerë u shqiptuan masa kujdesi. VMRO-DPMNE opozitare ripërsërit se nuk bëhet fjalë për vepër kriminale, por për hakmarrje dhe sulm politik.

“Arrestimet dhe paraburgimet e Dimitar Dimovskit dhe Dean Mitevskit është akt i frigosjes së LSDM-së duke u përballur çdo ditë më tepër me përkrahje më të ulët. Prokuroria Publike  e Zoran Zaevit dhe gjyqësia dje nuk vepruan në bazë të ligjeve, por vepruan politikisht dhe me urdhëra. I aboluarit Zoran Zaevit u nevojiteshte teatër për të tërhiqet vëmendja nga korrupsioni dhe jopunës në të cilën theksuan edhe bashkpuntorët e tij të cilët vendosën të tërhiqen nga qeverisjesë kriminale” – tha Igor Bozhinovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM: ÇDO KUSH QË SHKEL LIGJIN DO TË PËRGJIDHET

Reagoi  LSDM duke thënë se nervozizmi i VMRO-DPMNE- së opozitare dhe të Mickovski vjen për shkak se nuk din se si të mbrojnë krimet e regjimit të Gruevskit. Thonë se secili që ka shkelur ligjet dhe ka punuar në kundërshtim të ligjit do të duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

“Në VMRO frikësohen nga drejtësia për shkak se i dyshuari Dimitar Dimovski është pjesë e firmës së përbashkët bashkë me Mickoskin, që fiton vend shtetëror për biznese me hidro-centrale nga Qeveria e Gruevski. Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të përgjigjen para institucioneve gjyqësore. Koha kur gjyqësia dhe prokuroria ishin organe partiake përfundoi me kalimin e VMRO-së në opozitë” – thanë nga LSDM.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe MPB  ndaluan 11 persona të dyshuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjit për  ndërtimine  disa objekjteve në qender të Shkupit. 

Në mesin e të dyshuarëve  përveç Janakievskit janë pestë të punësuar në ministrin e transportit dhe lidhjeve, noterë, një në Kadastarë dhe një avokat shtetëror në qytetin e Shkupit. Dëmi vlerësohet që të jetë mbi 2.5  milion euro. (Rexhep Qamili, TVM2)