Parada e krenarisë për herë të parë në Shkup, përfaqësues të LGBT- ti themi stop homofobisë
Duam dashuri dhe liri nuk kërkojmë të trajtohemi si të veçantë është koha të kemi trajtim të barabartë....

Duam dashuri dhe liri nuk kërkojmë të trajtohemi si të veçantë është koha të kemi trajtim të barabartë. Këto ishin kërkesat e përfaqësuesve të LGBT së në paraden e parë të krenarisë që u mbajt në Shkup. Ata marshuan nga Kuvendi deri te Parku I Qytetit, me crast kundërshtuan zëshëm homofobinë dhe kërkuan mbrojtjen e të drejtës së oreintimit seksual nga institucionet shtetërore dhe qytetarët.
“Ne si shoqëri LGBT meritojmë trajtim të barabartë në shoqëri edhe pse jemi larg kësaj por kjo parade sot është hap i madh” – tha një përfaqësues i LGBTI-së.
Më vjen mire që kjo parade mbahet në Maqedoni sepse një numër i madh i Shoqërisë LGBT nuk kanë mundësi që jetën ta jetojnë siç duan dhe siç ndjehen.
Duhet të tejkalohen paragjykimet dhe të pranohet komuniteti LGBT edhe nga shqiptarët sepse numri i tyre është i madh theksojnë përfaqësuesit e LGBT së nga Maqedonia dhe Shqipëria.
“Komuniteti shqiptar i LGBT në Maqedoni është dyfish i diskriminuar për shkak se është komunitet LGBTI dhe është shqiptar dhe sfidat janë shumë më ët mëdha se ato të komunitetit shumicë numri është i madh shtaë përqind e popullatës gejenrale i takon Komunitetit LGBTI” – tha një përfaqësues i LGBTI-së.
Jetojmë në një shoqëri homofobike dhe patriarkale dhe personat ekomunitetit LGB ti kanë frigë t tregojnë se kush janë, kë dashurojnë dhe si jetojnë. Nuk kërkojmë të drejta të veçanta por të drejta të barabarta.
“Ende nuk është zbardhur rasti me dhunën në qendër, LGBT por ne jemi sot këtu, sepse për herë të parë ministria e punës dhe politikës sociale gjysmën e shpenzimeve për shoqërinë tone i mbulon dhe kjo është strehë për personat më të rrezikuar sepse Qyteti i Shkupit njohu faktin se neve na nevoitet hapsirë e sigurtë që të shprehemi sa amë lirshëm” – tha Koço Andonovski nga Këshilli Organizativ i LGBT-së.

Paradën e krenarisë e përkrahën qytetarë, funksionerë të lartë, ministra dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në vend.
“Me të vërtetë treguam edhe në formë deklarative por edhe në praktikë se i ndryshuam ligjet, se ratifikuam konventën e Itsanbullit për vetëm dy vite spese besojmë në shoqëri e cila jep mundësi për çdokend” – tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
“Edhe më tej do vazhdojmë ta avansojmë rregullativën ligjore dhe implementimin e saj sepse qëllimi ynë është që LGBT ja ti ndjejnë ndyrshimet positive në jetën e tyre të përditshme” – deklaroi Maja Morçanin nga grupi interparlemnetar për të drejtat e LGBT-së.
“Në RMV është bër avansim i madh sa i përket pranimit të shoqërisë lgbt por ka ende shum piunë për tu bërë.njerëzit duhet të rikujtohen se diskriminimi askujt nuk i ndihmon dhe ne jemi këtu si përfaqësues të ambasadës dhe qeverisë së shba ve me qëllim që të kemi avansim edhe më të madh për këtë çështje në RMV” – tha Mikaela Shvajcer Bllum • U.D Amabasadore e SHBA-ve në RMV.
MARSHI PËR MBROJTEN E VLERAVE TRADICIOANLE, NUK PAJTOHEMI ME REDIFINIM TË FAMILJES
Ndërkohë u zhvillua edhe marshi për ruajtjen e vlerave tradicionale ku qytetarët perms liturligjisë,lutjeve dhe valleve dërguan porosi se nuk duan ndyrshimin e vlerave tradicionale sepse sipa styre gjinia është biologji dhe jo ideologji.
“Ne si qytetarë dhe fetarë të të gjitha bashksive fetare nuk pajtohemi me procesin që po zhvillohet në vendet perendimore, proceste që kanë për qëllim redefinimin e martesës familjes të gjinisë dhe ne jemi mbledhur këtu të tregojmë se nuk i përkrahim këto redefinime të dëmshme për shoqërinë” – tha prifti Ivica Todorov.
Nuk pranojmë që nëna dhe babai të emërohen prindi 1 dhe prindi 2 dhe jemi kundër adoptimit të fëmijëve nga martesa e të njetes gjini rekomanduan nga lidhja për Dëshmi për familjen. Si Protesta ashtu dhe marshi për ruajtne evlerave tradicionale edhe pse u organizuan në ët njejtën kohë, kaluan qetë, pa incidente. (Flutura Latifi, TVM2)
Foto: EPA
