Takimi i G20-tës në Osaka të Japonisë, thirrje për tregti të lirë dhe të ndershme

29.06.2019 20:05

Në deklaratën e përbashkët nga takimi i G20-tës në Osaka të Japonisë....

Në deklaratën  e përbashkët nga takimi i G20-tës në Osaka të Japonisë bëhet  thirrje për tregti "të lirë dhe të ndershme", por ka anashkaluar përmendjen e proteksionizmit tregtar në tregun e lire.

"Ne përpiqemi të realizojmë një ambient të lirë, të paanshëm, jodiskriminues, transparent, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm tregtie dhe investimesh dhe të mbajmë tregjet tona të hapura".

Tregu global ka qenë dëshmitare e një lufte intensive tregtare ndërmjet dy ekonomive më të mëdha, SHBA-së dhe Kinës, pasi të dyja kanë rritur tarifat për mallrat e njëra-tjetrës. Megjithatë, Ëashingtoni dhe Pekini ranë dakord të rifillojnë negociatat e marrëveshjeve tregtare në të ardhmen e afërt.

"Tregtia dhe tensionet gjeopolitike janë intensifikuar.Tregtia dhe investimet ndërkombëtare janë motorë të rëndësishëm të rritjes, produktivitetit, inovacionit, krijimit dhe zhvillimit të vendeve të punës", janë shprehur liderët e vendeve të G20-tës.

Samiti i G20-tës, që përfaqëson rreth 80 për qind të ekonomisë botërore, erdhi në një kohë kur liderët përballen me një betejë të vështirë për ta ruajtur rëndësinë e grupit, pasi marrëveshjet shumëpalëshe në periudhën e fundit janë sulmuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

SHBA ishte i vetmi vend anëtar i G20-tës që u dallua lidhur me Marrëveshjen Klimatike të Parisit. Të gjithë 19 anëtarët e tjerë përfshirë, Turqinë dhe Bashkimin Evropian, premtuan të punojnë drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015.

SHBA u tërhoq nga marrëveshja pasi Trump erdhi në pushtet. Ëashingtoni gjatë Samitit të G20-tës përsëriti qëndrimin e saj për t'u larguar jashtë marrëveshjes.