Moti, javën e ardhëshme temperatura deri në 40 gradë

30.06.2019 15:47

Javën e ardhëshme vendi valdo të kaplohet nga njëë e të nxehtit me temperaturë deri në 40 grad celzius....

Javën e ardhëshme vendi  valdo të kaplohet nga njëë e të nxehtit me temperaturë deri në 40 grad celzius. Siç bëjnë të dotur metereologët temperaturat e larta do të jenë të pranishme deri të premten, ndërsa vikendi do të jetë më i freskët.

“Të mërkuren pritet mot më i ngrohtë, kur temperatura e ajrit në vend pritet të ngritet deri në 40 gradë celzius. Në disa pjesë do të ketë edhe rreshje të dobët shiu që do të vazhdojë deri të enjten, por temperaturat do të jenë relativisht të larta. Vala e të nxehtit do të zgjas deri të premten” – tha meteorologja, Dushanka Tanushevska.

MJEKËT, SHMANGNI DIELLIN KONSUMONI SA MË SHUM LËNGJE

Mjekët rekomandojnë që të qytetarët të shmangin qëndrimin në ambient të hapur prej orës 10 deri në ora 17, si dhe të përdorin sa më tepër lëngje.

“Rregullisht nevojiten 3 deri në 5 litra lëngje brenda 24 orësh, të shmangen aktivitetet sportive. Ekspozimi ndaj rrezeve ultra violete është e rrezishme pasi mund të shkaktojë djegje, hidratim i fëmijëv apo shtatzënave” – u shpreh mjekja, Lidia Kucullovska.

Paoshtu mjekët apelojnë për kujdes të shtuar nga personave e prekur nga diabeti, asma dhe sëmundje tjera kjonike. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)