Raporti i Greko-s, Koco: Korrupsioni i pranishëm në institucione

30.06.2019 15:15

Korrupsioni është evident dhe i pranishëm në më shumë segmente....

Korrupsioni është evident dhe i pranishëm në më shumë segmente, këtë e vërtetojnë edhe lëndët e shumta të hapura në Komsionin për Antikorrupsion dhe analizat ndërkombëtare.

Kështu vlerëson ish gjykatësja Vera Koco për TVM 2, duke komentuar raportin e fundit të Greko-s për Maqedoninë e Veriut. Ajo shton se duhet t’u jepet fund të gjitha veprimeve kriminogjene nëse duam të shkojmë përpara.

“Mund të them se në institucionet tona edhe më tej është i pranishëm ky problem meqë për këtë flet edhe opinion ndërkombëtar. Nuk mund t’i ikim faktit se korrupsioni është i pranishëm në shumë segmenete. Nëse i shihni fletëparaqitjet  pronësore se a japin me kohë funksionerët, a  e pasqyrojnë ato gjendjen e vërtetë në veprimtarinë e tyre dhe në segmente tjera, ky fakt është i vërtetë dhe nuk mund të anashkalohet. Si do ta eliminojmë këtë dukuri sigurisht se me shumë punë përkushtim dhe angazhim me punë të ndershme dhe personat që janë marrë me veprimtari korruptive t’u nënshtrohen proceseve” – tha ekspertja juridike, Vera Koco.

KOCO: IMPLEMENTIMI I LIGJIT STAGNON, E KJO SJELL KORRUPSION

Vlerësimi i përgjithshëm i këtij raporti është se korrupsioni është problem serioz në Maqedoninë e Veriut dhe se duhet punuar më shumë në lëndet e korrupsionit të profilit të lartë dhe rasteve të ndjeshme politike. Koco akuzon se një dukuri e tillë është shkaktuar si pasojë e asaj se Ligjet nuk po gjejnë zbatim në praktikë.

“Gjatë tërë kohës po miratojmë ligje por imlementimi i tyre stagnon.Nuk duhet vetëm, të miratohet një ligj por ai duhet të zbatohet dhe të zbulohen vepriemt korruptive dhe ata perosna të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Kemi stagnim në ndjekjen e rasteve të mëdha kriminale para se gjithash sepse PSP është lënë anash me problemin e vet për ekzistencën e saj të mëtejshme dhe nga anan tjetër Prokuroria Themelore Publike disi ngadalë vepron edhe pse kohëve të fundit roli i tyr proaktiv shihet në përndjekjen e kyrersve të ngjarjve ekorruptive por sërisht duhet prokuroritë publike të punojnë që punën ta kryejnë në kohë dhe në mënyrë të pavarur pa marrë parassysh faktin se kush ndikon në punën e tyre” – tha Vera Koco.                                                                                       

Maqedonia që nga viti 2000 është anëtare e Grekos dhe raporti i fundit është nga rrethi i pestë i evaluimit, qëllimi i së cilit është të vlerësohet efektiviteti nga masat e miratuara nga pushteti dhe organet për zbatimin e Ligjit.

Ky raport përmban analizë kritike për situatën duke pasur parasysh gjithsesi përpjekjet për rezultatet e arritura. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)