Nga 1 koriku çmime më të lira në roaming
Prej më 1 korrik qytetarët e vendit tonë do të bisedojnë me çmime më lira në roaming në telefoninë celulare...

Prej më 1 korrik qytetarët e vendit tonë do të bisedojnë me çmime më lira në roaming në telefoninë celulare me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, dhe Bosnje dhe Hercegovinën. Kjo ulje që do të nis të aplikohet prej të hënës do të jetë për 27%, derisa tërësisht do të shfuqizohet në korrikun e vitit 2021.
QYTETARËT: PËRDORIM APLIKACIONET FALAS
Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se për thirrjet jashtë vendit përdorin aplikacionet në falas interenet dhe se ulja e çmimeve për thirjet në roaming nuk do të ndikoj që ata të heqin dorë nga këto aplikacione.
“Telefonin nuk e përdor, shumë rrallë ose kur bisedoj me babin. Kryesisht përdor whatsapp e viberr meqë janë falas. Është mënyrë më e sofistikuar dhe falas dhe kështu i evitojmë harxhimet e panevojshme”.
“Me viber e whatsapp se roaming është shumë i lartë, dmth çmimet janë të larta”.
“Përmes aplikacioneve që janë falas. Viber e Whatsup, është më lire e më thjesht për thirrje, nuke shfrytëzoj telefonin për thirrje”
“Përdor whatsapp më shumë, viberin se përdori shumë pasi është më lirë. Jemi të kënaqur” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Vendimi për heqje të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perendimor, u arrit në kuadër të samitit digjital në Beograd mes ministrave të të gjitha vendeve të rajonit. Sipas të dhënave, trupi operues i vendeve të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, më shumë se 76% e qytetarëve të Evropës juglindorë janë shfrytëzues të internetit, derisa 40% e tyre i shfrytëzojnë të gjitha aplikacionet e rrjeteve sociale në telefonat celular, prej tyre shumica janë të rinjtë.
Më shumë se 12 milionë turistë që vitin e kaluar kanë ardhur në Ballkanin Perëndimor janë ankuar për shkak të çmimeve të roamingut.(Zekirja Mexhiti, TVM2)
