Rasti i Rashkovskit, VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e tij

30.06.2019 16:55

VMRO-DPMNE këmbëngul që sekretari i përgjithsëm i qeverisë, Dragi Rashkovski...

VMRO-DPMNE këmbëngul që sekretari i përgjithsëm i qeverisë, Dragi Rashkovski pas publikimit të video inçizimit për kinse kurdisje të tenderit për furnizimin e sistemit të ri për kontrollimin e fluturimeve duhet të jep dorëheqje urgjente.

Nga kjo parti vlerësojnë se vendi është i kapur nga pushteti dhë se është koha e duhur për të pasur udhëheqësi të re politike në vend.

“Maqedonia është shtet i robëruar  ndërsa personat si kolegu im Dragi Rashkovski për të cilën egzistojmë dyshime serioze për krim të kryer janë  kancer i kësaj shoqerie. Zaev me qënë se hesht, me siguri mbron atë, ashtu siç e mbrojti Kurto Dudush. Heshtja hap dyshime nëse nga avanta e dakorduar ka pasur ose jo edhe për njeriun e parë i Qeverisë. Është koha për dorëheqje, është koha për persona të ri politik që do të bëjnë diçka për këtë vend dhe që do të pastrojnë ftyrën nga veprimet e këqija që po i lënë kjo qeveri јоqytetare” – tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

Nuk munguan akuzat edhe për arrestimimet e fundit të ish-funskionarëve të kësaj partie për rastin që ka të bëjë me “keqpërdorimet e detyrës zyrtare” për marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit. VMRO është e bindur se me shqiptimen e pa bazë të masës së paraburgimit, pushteti  politkisht përndjek opozitën.

“Zoran Zaev dhe LSDM bëjnë persekutim politik. Pushteti po i keqpërdor instiucionet e drejtësisë për goditje të kundërshtarëve politik. Arrestimet dhe paraburgimet  e Dimitar Dimovskit dhe Dean Mitevskit dhe të tjerët në rastin e montuar janë dëshmi për frikën e qeverisë për dështimet e tyre më së evidente. Si në këtë rast dhe rasteve tjera ku përfshihen persona nga VMRO-DPMNE e keqpërdor masën e parabugrimit. Në vend si masë për sigurimin e pranisë së të dyshuarëve pushteti e shftytëzon këtë masë për goditje dhe dënime” – u shpreh Igor Bozhinovski nga VMRO-DPMNE.

LSDM:NUK KA KURDISJE TENDERËSH,VMRO PËRHAP LAJME TË REME

Reagoi LSDM duke përgënjeshtruar të gjtiha akuzat të dala nëpër media, se  thotë se nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim të procedurës së tenderimit nga ana  Rashkovskit. LSDM akuzon VMRO-n se po përhap lajme të reme me qëllim të cenimit të sigurisë dhe jetës së qytetarëve.

“Siç informuam më herët tenderi dhe përzgjedhja e ofertuesit më të mirë janë bërë në vitin 2016, ndërsa marrëveshja për furnizimin e ri të  sistemit të radarëve dikush me qëllimisht  e ka penguar duke rrezikuar  jetën dhe sigurinë e qytetarëve, për të cilat janë paraqitur dëshmi tek institucionet kompetente”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Përmes rrjeteve sociale edhe Rashkovski përgënjeshtroi akuzat duke thënë se inçizimi është nxjerur jashtë kontekstit dhe se nuk bëhet fjalë për kurdisje të tenderit për firmën shetërore italiane “Leonardo” por për procedurën e dorëzimit të pajisjeve nga tenderi i vendosur që në vitin 2016. (Rexhep Qamili, TVM2)