Maqedoni
Valë e nxehtë dhe temperatura rekorde, DMSh me rekomandime për mbrojtje nga zjarret
01.07.2019 09:05
Nën ndikim të valës së nxehtë që e përfshiu vendin, prej sot moti pritet te jetë shumë i ngrohtë, me temperatura të cilat në shumë vende do të tejkalojnë 35 gradë celsius....

Sinoptikët paralajmërojnë temperatura mbi 30 gradë celsius, ndërsa nesër dhe pasnesër, në shumë vende, temperaturat maksimale do të jenë mbi 35 gradë celsius.
Nga dita e mërkurë deri të premten, në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Për shkak të paralajmërimeve për valë të nxehtë, nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, dje apeluan të respektohen masat parandaluese për mbrojtje nga zjarret e pyjeve dhe zjarre tjera në hapësirë të hapur.
Apelohet deri te qytetarët të mos hedhin cigare dhe bishtaje, mbeturina dhe shishe të qelqit, të mos ndizet zjarr në hapësirë të hapur dhe pyll, si dhe të mos digjet kashtë. Qytetarëve u rekomandohet, përderisa vërejnë zjarr, menjëherë ta lajmërojnë Njësinë territoriale të zjarrfikësve në numrin falas të telefonit 193.
