Ekonomi
Fillon kthimi i TVSh-së për qytetarët
01.07.2019 11:21
Prej sot fillon zbatimi i projektit qeveritar “TVSh-ja ime”....

Qytetarët për herë të parë kanë mundësi të kërkojnë kthim të 15 për qind nga Tatimi i paguar i Vlerës së Shtuar. Qytetarët do të mund t’i skanojnë bar-kodet e faturave fiskale, përmes të cilave, do të mund të marrin 15% kthim të tatimit. Pagesa e parë do të bëhet në dhjetor të vitit 2019, mjetet do të paguhen drejtpërdrejt në llogaritë e qytetarëve. Fatura do të jetë valide për skanim në afat prej 10 ditëve. Një familje 4-anëtarëshe, do të mund të realizojë kthim të TVSh-së prej maksimum 28.800 denarëve në vit, ndërsa mjetet nëpër llogaritë e tyre qytetarët do t’i marrin në çdo tre muaj.
Këtë mundësi do ta ketë çdo qytetar i moshës mbi 15 vjeç, i cili ka llogari në bankë dhe është pjesë e sistemit E-tatime në DAP. Kthim të TVSH-së nuk mund të realizohet për fatura mbi 30 mijë denarë. 98% të amvisërive, mund të realizojnë kthim të TVSh-së në konsumin e tyre të përgjithshëm, ndërsa për 2% të tjerë, apo për të pasurit, do të ketë limit. Pagesa e parë do të bëhet në dhjetor të vitit 2019, mjetet do të paguhen drejtpërdrejt në llogaritë e qytetarëve, më pas pagesat do të bëhen në shkurt, maj, gusht dhe nëntor. Fatura do të jetë valide për skanim në afat prej 10 ditëve.
