Ekonomi

DAP, prej më 1 korrik fillon kthimi 15% i TVSh-së

01.07.2019 15:01

Prej tani, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi ta kthejnë 15 përqindëshin e tatimit të vlerës së shtuar....

Prej tani, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi ta kthejnë 15 përqindëshin e tatimit të vlerës së shtuar, duke i ruajtur dhe dorëzuar faturat fiskale. Qytetarët kur do të marrin llogarinë fiskale në shitore, do të duhet të kyçen në aplikacionin “TVSh-ja ime” dhe ta skenojnë barkodin nga llogaria fiskale që të lexohen të dhënat. Kjo procedurë duhet të bëhet më së voni dhjetë ditë nga marrja e faturës fiskale.  
 
“Duhet ju vet të vendosni PIN, i cili do të përmban katër shifra. Këtë PIN secilën herë do tua kërkoj aplikacioni kur do të kyçeni, si një kod sigurimi për procedurë të mëtejshme”,- deklaroi i punësuari në DAP.
 
“Kam ardhur që të shoh se si do të rrjedhë kjo procedurë dhe të mësohem. Përndryshe, nuk kam pasur mënyrë tjetër se si të informohem”,- tha një qytetar.
 
“Për mua nuk është vështirë, për shkak se unë jam pensionist më i ri”,- theksoi një qytetar.
 
TVSh-në mund ta kthejnë persona prej moshës 15-vjeçare të cilët janë të regjistruar në sistemin e Drejtorisë për të Ardhura Publike. Limiti i kthimit të TVSh-së për një person do të arrijë vlerën prej 1.800 denarë për një kuartal, kurse 28.8000 denarë për një vit. Sipas qeverisë, ky projekt do t’u kthejë qytetarëve 50 milion euro në nivel vjetor. 
 
“Besojmë se qytetarët do të insistojnë që të marrin llogaritë fiskale dhe do të shmangin blerjen në vende ku nuk japin llogari fiskale. Edhe qytetarët edhe shteti kanë interes nga kjo masë. Më shumë do të humbin ata që nuk japin llogari fiskale, ose ata që nxjerrin  llogari fiskale jovalide, me çka qytetarëve ua marrin të drejtën e kthimit”,- tha drejtoresha e DAP-it, Sonja Llukarevska.
 
Për paratë që do të fitohen nga kthimi i TVSh-së qytetarët nuk do të duhet të paguhet tatim. Pagesa e parë e kthimit të TVSh-së do të realizohet në dhjetor të 2019-s, drejtpërdrejt në llogarinë e qytetarit, ndërkaq pas kësaj, pagesa do të realizohet çdo tre muaj, në muajt shkurt, maj, gusht dhe nëntor. Qëllimi i kësaj mase është ulja e ekonomisë informale. 
 
ERSAN PAJAZITI