Kinë, protestuesit sulmojnë legjislaturën e Hong Kongut

01.07.2019 19:18

Qindra protestues sulmuan legjislaturën e Hong Kongut...

Qindra protestues sulmuan legjislaturën e Hong Kongut, në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin e Kinës. Imazhet televizive i treguan protestuesit duke shkatërruar fotografi dhe duke shkruar në muret brenda ndërtesës.

Ky veprim u konsiderua si një sfidim i drejtpërdrejtë i Kinës. Hong Kongu, që disa javë, është përfshirë nga protestat masive që kundërshtojnë një ligj, i cili do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende. Të hënën, më herët, policia është përleshur me protestuesit që kanë bllokuar një rrugë pranë ceremonisë që shënonte përvjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.