Samiti i BE-së në Bruksel, pa marrëveshje për krerët e institucioneve
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbrëmë nuk arritën marrëveshje në Bruksel...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbrëmë nuk arritën marrëveshje në Bruksel se kush do të marrë pozicionet më të larta në institucionet e Unionit.
Bisedimet përfunduan sot pasi gjatë takimit urgjent nuk u arrit marrëveshje për funksionet më të rëndësishme.
Vëmendje e posaçme iu kushtua zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Evropian i cili do të zëvendësojë Jean-Claude Juncker. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe disa udhëheqës evropianë propozuan politikanin socialist holandez, Franz Timmermans, por këtë propozim e kundërshtuan shumica e vendeve të Evropës Lindore.
Pas zgjedhjeve të mbajtura në maj të këtij viti, udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së zgjedhin presidentin e ri të Këshillit Evropian, presidentin e Komisionit Evropian, përfaqësuesin e ri të Unionit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe vendosin se kush do të jetë presidenti i ri i Bankës Qendrore Evropiane.
