Maqedoni
Parashikimi i motit
02.07.2019 09:03
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me indeksi UV prej 9.

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 e deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 e deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa e ditës deri në 33 gradë Celsius.
Rritja e lagështisë së ajrit do të shkaktojë ndjenjë se temperaturat janë më të larta.
