Maqedoni
Panajot Ginovski pa udhëheqës shqiptar
07.09.2014 17:42
Në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit , mësimi zhvillohet në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip...

Numri i nxënësve nga të dyja etnitetet është i barabartë, stafi mësimdhënës numëron 16 mësues shqiptarë por megjithatë, kjo larshmëri etnike nuk vërehet edhe në stafin udhëheqës të shkollës. Në postet udhëheqëse nuk ka asnjë shqiptar.
Ka një një kohë të gjat që arësimtarët shqiptarë në këtë shkollë në komunën e Butelit kërkojnë zëvëndës drejtor shqiptar, por deri më tani, kjo kërkes e arësimtarëve mbetet dëshir e pa plotësuar edhe pse gjysma e nxënësve janë shqiptarë.
Edhe mbledhjet e mësuesve në këtë shkollë fillojnë e mbarojnë në maqedonisht. Situata bëhet më tragjikomike kur ndonjë prind shqiptar komunikon me drejtuesit e shkollës. Edhe pse fëmijët e tyre mësojnë në shqip, komunikimi për ndonjë problem bëhet në maqedonisht. Mësuesit shqiptarë për TVM 2 thonë se ka kohë që kërkojnë një zëvëndës drejtor shqiptar por problem ka ngecur në Ministrinë e Financave e cila nuk jep leje duke e arsyetuar vendimin me mungesën e të hollave.
“Ne kërkesat i kemi bërë gati çdo vit, prej 2005 dhe ato më pas janë transformuar në ministrin e arsimit dmth ai trekëndësh egëziston, kërkesat janë shkuar, si në komunë, si në MASH edhe në ministrin e finacave. Problemi qendron tek Ministria e finacave për shkak të mungesës të hollave ato arsyetojnë kështu sepse ne me ligj gjithçka na takon”, arësimtari në SH.F “Panajot Ginovski”, Selajdin Hamidi.
Kjo mungesë e drejtuesve shqiptarë , sjell edhe komplikime të tjera në këtë shkollë. Vula e shkollës është vetëm në një gjuhë, çdo vërtetim, deftesë apo librezë në shkollën “Panajot Ginovski” mund ta merrni vetëm në maqedonisht pasi në të kundërtën, dokumenti nuk ju vuloset. Për fat të mirë shqipja përdoret në ditarët dhe evidencat.
“Po kërkojm edhe vula të bëhet në dy gjuhësi, ajo ka mbetur e pa realizuar deri më tani, tjetër gjithçka zbatohet dmth, prej në hyrje kemi gjithçka në dy gjuhë mbrenda, ditari, evidenca gjithcka shkon shqip, mirëpo ajo duhet bërë në dy gjuhësi sepse mbi 20 për qind në komunën e Butelit jemi shqiptarë”, arësimtari në SH.F “Panajot Ginovski”, Selajdin Hamidi.
Emërimi i drejtorit është në kompetenca të kryetarit të Butelit , Petre Latinovski, më pas drejtori zgjedh administratën që në këtë rast është tërësisht maqedonase. Në këtë shkollë madje nuk ka as pedagog shqiptarë dhe cdo problem, fëmijët duhet ta artikulojnë në gjuhën maqedonase.
Pas shumë përpjekeve në komunën e Butelit nuk arritën tju sigurojmë pronocim rreth kësaj cështjeje. Askush nga kjo komunë nuk deshi të pronocohet para objektivit të kamerës sonë.
Shkolla fillore “Panajot Ginovski” numëron rreth 700 nxënës, pre të cilave rreth 51 për qind, apo mbi 350 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër maqedonas. Arësimtarët shqiptarë thonë se deri më tani në këtë shkollë nuk kanë ka pasur asnjë problem të natyrës etnike dhe bashkëpunimi ka qenë çdo herë në nivel të duhur.
REXHEP QAMILI
