Maqedoni

Treni i linjës hekurudhore Kumanovë-Shkup del nga binarët

02.07.2019 11:09

Treni i linjës hekurudhore Kumanovë - Shkup në orët e para të mëngjesit ka dalë nga binarët, prandaj trafiku hekurudhor është ndërprerë....

Prej atje informojnë se në aksident nuk ka të lënduar dhe se sipas informatave paraprake është shkaktuar dëm i madh material. Treni ishte i kategorisë kargo, ndërsa po transportonte çelik të rendë. Në rrjedhë është hetimi për shkaqet e aksidentit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se po punohet në sanimin e dëmeve dhe për zhbllokim të komunikacionit.
 
“Të lënduar nuk ka. Jo, vozitësi nuk është lënduar. Kanë fluturuar vagonët, është bërë dëm material dhe komunikacioni është ndërprerë. Rasti ka ndodhur në orën 01:50, në hekurudhën e Kumanovës, në afërsi të fshatit Çerkez. Shkaqet nuk dihen ende, do të vërtetohet në procedurën hetimore. Ekipet tona janë atje, ekipet e Hekurudhës dhe po punohet në sanimin e dëmeve, që të mund të realizohet qarkullimi”,- thonë nga MPB-ja.
 
Nga Hekurudhat e Maqedonisë paralajmërojnë se do të dalin me kumtesë për informata më të hollësishme për fatkeqësinë.