Botë

Arabia Saudite, rebelët Huthi sulmojnë një aeroport

02.07.2019 11:51

Rebelët Huthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Irani, sulmuan aeroportin Abha në Arabinë Saudite, duke plagosur nëntë vetë....

Koalicioni saudit, i cili i lufton rebelët Huthi, tha përmes një deklarate se nëntë civilë janë plagosur, në mesin e tyre tetë sauditë dhe një shtetas i Indisë.
 
Një zëdhënës i rebelëve konfirmoi se grupi ka kryer një "operacion të madh" me shënjestër aeroportin në Abha, që është kryeqytet i provincës Asir në Arabinë Saudite. I njëjti aeroport është sulmuar edhe në qershor, kur ka mbetur i vdekur një person.