Kujdes nga mbeturinat, demtojnë shëndetin

07.09.2014 17:46

Shumë herë jemi nervozuar me erën e keqe të plehrave që vjen në lagjet tona, sidomos gjatë verës...

Shumë herë kemi sharë higjienën komunale, e cila sipas nesh, nuk pastron. Por jo gjithnjë faji është I të tjerëve. Grumbujt e plehrave që ne filmuam nuk i ka bërë higjiena komunale, por ne vetë.
 
Brenda një dite, vetëm një qytetar prodhon deri në një kilogram mbeturina, po të përllogarisim se sa qytetarë jetojnë në një ndërtesë, grumbulli i mbeturinave të hedhura cdo ditë,  bëhet  tepër i madh. Jo të gjithë njerëzit i respektojnë rregullat higjienike por nga pakujdesia e tyre, vuajmë të gjithë. 
 
“Pjesa dërmuese e qytetarëve  dua të vecoj lagjet ku jetojnë shqiptarët,  nuk i respektojnë këto rregulla, dhe pikërisht për këtë arsye kemi një pakënaqësi sepse kemi një jo higjienë e cila na pengon të gjithëve, më pengon mua ju pengon cdo qytetari i cili është i ndërgjegjshëm”, shprehet drejtor i higjienës komunale Rakip Doci. 
 
Edhe vetë qytetarët e dinë se disa prej tyre nuk i respektojnë regullat  që duhet të vlejnë njësoj për të gjithë. 
 
“Shumë pak kujdesen se ku i hudhin ku ju vjen më afër aty.Unë  personalisht jam më thellë dhe vijnë e marrin dy herë në javë nuk kemi problem”, shprehet qytetari.
 
“Po këtu  hedhi mbeturinat”, shprehet qytetari.
 
“Po normal mbeturinat duhet t’i hedhim në vendin ku duhet  nëse nuk i hedhim në kontejner atëherë shkaktohet papastërti e madhe”, shprehet qytetari. 
 
“Unë po kam kujdes dhe mundohemi ta mbajmë”, shprehet qytetari.
 
Por nuk përbëjnë problem vetëm mbeturinat e përditëshme. Afër kontejnerëve gjen tulla, xhama, gurë madje edhe shporetë apo  mobilje të vjetra.
 
Hedhja e mbeturinave voluminoze pranë kontejnerëve, ndalohet me ligj dhe madje ka edhe dënime të rënda për ata që kapen duke bërë një gjë të tillë. 
 
 
“Unë kisha apeluar që ta respektojnë ligjin për pastërti publike . Largimin e mbeturinave voluminoze Higjiena Komunale  e bën  dy herë brenda vitit falas njëherë në pranverë njherë në vjeshtë kur organizohen aksione me komuna përkatëse megjithatë nëse qytetarit i kujtohet që brenda kësaj dite të lirohet nga mbeturinat voluminoze nga orenditë shtëpiake që tanimë nuk i përdor ai mund t’i shpie të njejtat në qendrën recikluese të Higjienës Komunale e cila gjendet në komunën e Karposhit”, shprehet drejtor i higjienës komunale Rakip Doci.
 
Shumë pak e dinë që edhe grumbullimi i plehrave ka kohën e vet. Në mëngjes prej në 7 deri në 9 dhe në mbrëmje prej orës 20 deri në orën 22, varësisht se në cilën lagje jetojmë.
 
Por gati asnjë nga ne nuk e respekton këtë kohë dhe plehrat I hedhim atëherë kur na kujtohet dhe pastaj ankohemi për erën e tyre.
 
Hedhja e plehrave jashtë orarit të caktuar është e ndaluar me ligjin për pastërtinë publike , por këtë ligj askush nuk e respekton.
 
Gjithashtu me ligj ndalohet edhe hedhja e mbeturinave të forta, të cilat nuk mund të ngarkohen në kamionët për grumbullimin e mbeturinave shtëpiake.  
 
Nga Higjiena Komunale u apelojnë edhe inspektorëve komunalë që ti dënojnë qytetarët e pandërgjegjshëm që nuk repsektojnë ligjin për pastërti publike.
 
Seicili nga ne duhet të mendojë mirë se në cilin vend i hedh plehrat, pasi papastërtia na pengon të gjithëve. Punëtorët komunalë kanë bërë pastrimin aty ku munden, por ne vetë duhet të kujdesemi jo vetëm që tua lehtësojmë punën atyre, por edhe të ruajmë ambientin ku vetë jetojmë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI