Maqedoni

Inspektime nga Sejdiu dhe Elezi në shkollën e Pallaticës dhe rrugën e Grupçinit

02.07.2019 16:48

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, dhe zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi....

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, dhe zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, kanë inspektuar punimet në Shkollën Fillore “Fan Nolin” në fshatin Pallatic, si dhe punimet e rrugës së Grupçinit. Këto projekte realizohen me mbështetje të Bankës Botërore dhe kapin vlerën e 30 milion denarësh. 
 
“Bisedohet për projekt të fituar nga Banka Botërore, të realizuar përmes Ministrisë së Financave dhe komunës së Zhelinës, si kofinancues. Bisedohet për grandë afër 30 milion denarë  që ne si komunë u radhitëm në 6 komunat e para që fituam këtë projekt. Bisedohet për rrugën e fshatit Grupçinë, Novosellë dhe Shkollën “Fan Nolin” në Pallatic”,- tha kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
 
“Sot e shohim rikonstruimin  e Shkollës Fillore “Fan Noli”, i cili kap një vlerë së bashku me rregullimin dhe rikonstruimin e rrugës lokale që lidhet në fshatin Grupçinë dhe Novosellë, në largësi prej 3 klm në vlerë prej 31 milion dinarësh, ku 21 milion den. janë nga Ministria e Financave përmes Bankës Botërore dhe kofinancimi nga komuna e Zhelinës mbi 10 milion denarë”,- tha zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi. 
 
Kryetari i Zhelinës, i cili është kuadër i Lëvizjes Besa, në opozitë njëherit ngre shqetësimin për refuzimin e projektit për kanalizimin në këtë komunë, i cili është refuzuar dy herë nga ana e Ministrisë së Ambientit.
 
“Ne kemi aplikuar në Ministrin e Ambientit Jetësor, ministri paraprak që u nderua para një jave neve dy herë radhazi projektin e kanalizimit në Zhelinë na ka refuzuar pa ndonjë arsyetim, zakonisht ne jemi aplikues si komuna dhe institucionalisht duhet të ketë arsyetim përse refuzohesh”,- tha kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
 
Projektet e lartpërmendura duhet të përfundojnë deri në fund të vitit. 
 
VISAR SADIKI