Elezi: Ministria e Financave po funksionon pa pengesa

02.07.2019 17:34

Ministria e Financave do të funksionojë pa pengesa deri në zgjidhjen e ministrit të ri....

Ministria e Financave do të funksionojë pa pengesa deri në zgjidhjen e ministrit të ri, deklaroi numri dy i kësaj ministrie, Shirete Elezi, duke siguruar se punët në këtë ministri nuk do të ngecin.  

“Ministria e Financave, siç e dini, nuk ka ministër, por mbi të gjitha ka zëvendësministër dhe besojmë që t’i realizojmë të gjitha aktivitetet të cilat janë në vijim, me qëllim që mos të paraqesin pengesa ndaj institucioneve tjera, duke e ditur se Ministria e Financave është një nga institucionet më të rëndësishme në nivel shtetëror dhe në suaza të qeverisë”,- deklaroi zëvendësministrja e Financave, Shirete Elezi.

VMRO-DPMNE: ZAEV PO MENAXHON KEQ ME FINANCAT

Ndërkohë, VMRO-DPMNE akuzon se kryeministri Zaev është duke menaxhuar keq me financat e shtetit, andaj kërkojnë dorëheqjen e tij.

Shteti po futet në borxh prej 10 milion euro dhe me këtë, sipas kësaj partie, borxhi publik do të tejkalojë 5 miliard euro, apo rreth 50% nga BPV, kurse nga ana tjetër ka realizim të dobët të investimeve kapitale. Këto janë shkaqe të bollshme që kjo qeveri të japë dorëheqje, thonë nga VMRO-DPMNE

“Zaev urgjentisht duhet t’u përgjigjet pyetjeve: Ku përfunduan  gjysmë miliard euro borxh i ri, që është marrë prej se është LSDM në qeveri? Sa para duhet t’i kthehen shtetit me kamatën e llogaritur për gjysmë miliard eurot drejt kreditorëve vendorë dhe të huaj, dhe për sa kohë? Cili është efekti të cilin e ka shteti nga kjo huamarrje? A ka vlerë të shtuar për paratë e harxhuara? Ikja e Zaevit nga përgjigjet nuk do ta shpëtojë Zaevin nga përgjegjësia. Përgjigje duhet të ketë. Janë të nevojshme dorëheqjet dhe ndryshimet. Qeveria e LSDM-së duhet të ikë. Qytetarët meritojnë të shkojë përpara shteti”,- thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.  (Ersan Pajaziti, TVM2)