VMRO-DPMNE: Rashkovski nuk u përgjigj në pyetjet kryesore

02.07.2019 18:55

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka mbetur e pakënaqur me përgjigjet....

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka mbetur e pakënaqur me përgjigjet që sekretari i qeverisë Rashkovski i dha lidhur me akuzat ndaj tij për montim tenderësh. Sipas VMRO-së, Rashkovski nuk u përgjigj në pyetjet kyçe, siç është ajo se çfarë do të thotë “Leonardo do të fitojë”.

“Rashkovski nuk u përgjigj në pyetjet se çfarë do të thotë “Leonardo do të fitojë”, ashtu si u përgjigj se çfarë do të thotë “letër-pranimi”. Rashkovski, jeni shumë i qartë në incizimin që e dëgjuam në media kur thoni se Leonardo do të fitojë. Kjo tregon qartë se rregulloni që kush duhet ta fitojë tenderin. Sot është e qartë se Rashkovski bisedon si person i autorizuar nga Zoran Zaev. Sot u kuptua porosia pas së cilës qëndron tenderi skandaloz dhe personalisht Zaev”,- theksoi Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-së, në pres konferencën e Rashkovskit u pranua edhe ajo se Çepunovski nuk ka nënshkruar tender ligjor për të cilin ekziston dyshim për krim por këtë e kanë bërë persona nga pushteti aktual. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)