AShMAAV: Reagon ndaj press konferencës së Rashkovskit

02.07.2019 19:12

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele...

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele ka reaguar në lidhje me kërcënimet për padi ndaj mediave dhe gazetarëve të cilët kanë shfrytëzuar ose kanë shpërndarë bisedën e incizuar në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Sipas Agjencisë së Mediave, ky është presion direkt nga qeveria ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Kërcënimet me padi në vend të shfrytëzimit të të drejtës se përmirësimit ose përgjigjes, paraqesin rrezikim të lirisë së informimit dhe të lirisë së mediave në përgjithësi. Në asnjë moment nuk duhet të harrohet se roli i mediave është që të jenë kritikë dhe korrektorë të pushtetit”,- thuhet në reagimin e Agjencisë së Mediave.