Misiroli, takime të ndara me Xhaferin dhe Dimitrovin
02.07.2019 19:35
Ndihmësi i sekretarit të NATO-s për përballje me sfidat e reja, Antonio Misiroli....

Ndihmësi i sekretarit të NATO-s për përballje me sfidat e reja, Antonio Misiroli, po qëndron për vizitë në Shkup. Ai është takuar me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi, dhe shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.
Misiroli ndodhet për vizitë në vend me rastin e aktivitetit për promovimin e “Digjitalizimit të sistemit për ballafaqim me kriza në Maqedoninë e Veriut”, në organizim të Qendrës për ballafaqim me kriza, që përkrahet nga program i NATO-s “Shkencë për paqe dhe Siguri”.
Në këto takime të ndara është bërë fjalë për çështjet e sigurisë dhe shkëmbimin e njohurive mes vendeve anëtare të NATO-s, por edhe me vendet partnere.
