Indi, 15 të vdekur në Mumbai
02.07.2019 19:39
Shirat e furishëm lanë së paku 15 njerëz të vdekur në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai...

Shirat e furishëm lanë së paku 15 njerëz të vdekur në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, ndërsa shkaktuan ndërprerje masive të transportit hekurudhor, rrugor dhe ajror.
Viktimat pësuan kur një mur u rrëzua mbi to, në orët e hershme të së martës, pas reshjeve të vazhdueshme për dy ditë.
Shumica e tyre ishin punëtorë ndërtimi. Autoritetet e shpallen të martën ditë pushimi dhe kërkuan nga njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Zyrtarët e Departamentit të Motit konfirmuan se këto janë reshjet më të mëdha të shiut në Mumbai në dekadën e fundit. Ata thanë se shiu nuk pritet të ndalet së shpejti.
