Botë

Zjarr në nëndetësen ruse, vdesin 14 persona në bord

03.07.2019 09:28

Një zjarr në bordin e një nëndetëseje kërkimi ruse....

Një zjarr në bordin e një nëndetëseje kërkimi ruse i ka marrë jetën 14 pjesëtarëve të ekuipazhit. Bilanci është konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes.
 
Ekuipazhi ishte helmuar nga tymrat ndërsa nëndetësja po bënte matje në ujërat territoriale ruse, të hënën.
 
Ministria nuk dha detaje për llojin e nëndetëses por mediet ruse raportuan se bëhej fjalë për një mini-nëndetëse bërthamore që përdorej për operacione të posaçme.
 
Zjarri më pas u shua dhe anija tani ndodhet në Severomorsk, bazën kryesore të flotës veriore ruse./Top Channel