Maqedoni

SHGM: Rashkovski kërcënoi gazetarët

03.07.2019 11:18

Sjellja e pashembullt dhe arrogante, e plotësuar me kërcënime...

Sjellja e pashembullt dhe arrogante, e plotësuar me kërcënime, me padi për shpifje ndaj gazetarëve, përbënte konferencën për shtyp që e mbajti sekretari gjeneral i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski.

Kështu kanë vlerësuar nga Shoqata e Gazetarëve, sipas të cilës, kërcënimet e tilla për ngritjen e padive kundër gazetarëve nga ana e përfaqësuesve të lartë të Qeverisë paraqesin presion ndaj gazetarëve, që mund të rezultojë me vet-censurim.

Sekretari gjeneral i Qeverisë duhet të din se duke mos u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp, të cilën ai vet organizoi, por edhe me sjelljen e pashembullt ndaj disa gazetarëve që ishin të pranishëm aty, shkel konceptin e hapjes dhe transparencës, të cilën Qeveria mundohet ta promovojë.

“Rikujtojmë Rashkovskin se nëse nuk është i kënaqur nga respektimi i standardeve etike në ndonjë prodhim mediatik, atëherë ai mund të paraqet ankesë në organet vetërregulluese. Përfaqësuesit e lartë të Qeverisë, por edhe personat publikë në përgjithësi duhet të kenë prag më të lartë të tolerancës kur kritikohet puna e tyre nga ana e gazetarëve. Ato duhet të dinë se kërcënimet për shpifje dhe fyerje kundër gazetarëve paraqesin metodë të vjetërsuar dhe jopopullore, që është përdorur në të kaluarën dhe ka ndikuar negativisht mbi lirinë e shprehjes dhe ka kontribuuar në mënyrë negative që Maqedonia të vlerësohet keq në indekset botërore që masin lirinë e mediave”,- thuhet në reagimin e ShGM-së.