Botë
Londër, vdes princi i Emirateve të Bashkuara arabe
03.07.2019 12:03
Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër...

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër, në moshën 39 vjeçare dhe sipas informacioneve më të fundit thuhet se vdiq për shkak të mbi dozimit nga droga. Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.
Nga informacionet më të fundit thuhet se princi ka ndërruar jetë për shkak të një overdoze droge, gjatë një feste në apartamentin e tij, në Londër. Nga burimet e gazetave të huaja thuhet se është gjendur një sasi droge e “Klasit A”, në apartamentin e tij në “Knightsbridge”, aty ku u gjend edhe trupi i tij i pajetë, por policia ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
