Presidenti Thaçi refuzon ftesën e Dodikut
03.07.2019 15:05
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të refuzojë ftesën e Milorad Dodikut për të vizituar Sarajevën dhe për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
RTK-ja merr vesh se refuzimi ka ardhur për shumë arsyeje. Ndryshe Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ose SEECP, do të fillojë më 8 korrik. Aty, është planifikuar se do të ketë takime mes ministrave dhe presidentëve nga Evropa Juglindore.
Deri tani pjesëmarrjen në këtë Samit e kanë konfirmuar lider nga disa vende.
Ndryshe Milorad Dodik, Presidenti i “Republika Srpska”-s në Bosnjë, njihet si një kundërshtar i Republikës së Kosovës.
