Botë

Krerët e BE-së nominojnë drejtuesit e rinj të institucioneve evropiane

03.07.2019 16:02

Pas dy ditësh debat mes krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së....

Pas dy ditësh debat mes krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, është arritur marrëveshja për emërimin e drejtuesve të rinj në institucionet evropiane për pesë vitet e ardhshme. Sipas paketës së aprovuar nga liderët evropianë, në krye të Këshillit Evropian është nominuar kryeministri i tanishëm i Belgjikës, Sharl Mishel, i cili nga 1 dhjetori do të zëvendësojë presidentin e tanishëm, Donald Tusk. Sfidat janë të mëdha dhe do të duhet kapacitet për dialog dhe respektim të ndërsjellë, ka thënë Sharl Mishel pas publikimit të vendimit, i nominuar për kryetar të KE-së.
 
“Për mua paraqet nder, privilegj dhe përgjegjësi të drejtoj me Këshillin Evropian. Do të mas rëndësinë, përgjegjësinë e re, me qëllim që ta ruaj barabarësinë, perceptimet e ndryshme dhe në veçanti solidaritetin në BE”,- tha i nominuari për kryetar të Këshillin Evropian, Sharl Mishel.
 
Në qoftë se PE miraton nominimin e saj, me Komisioni Evropian do të udhëheq ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula Von der Leyen, pasardhësja e Zhan Kllod Junker. Ursula do të jetë  gruaja e parë që do të drejtojë këtë institucion të rëndësishëm të BE-së. Ndërkaq, në krye të diplomacisë së BE-së do të ulet diplomati, Josep Borel, nga Spanja. Kristinë Lagard  është nominuar të udhëheq me Bankën Qendrore Evropiane. Për mua paraqet nder ky post në BE, ka shkruar Lagard në profilin e saj në twitter, ndërkaq ka njoftuar se do të lëshojë funksionin në FMN, për aq kohë sa do të zgjasë nominimi.
 
“Për mua është nder të zgjidhesh në krye të Bankës Qendrore Evropiane. Në dritë të kësaj dhe në konsultim me Komitetin e Etikës të Bordit Ekzekutiv të FMN-së, unë kam vendosur të heq dorë përkohësisht nga përgjegjësitë e mia  si drejtues menaxher në FMN gjatë periudhës së nominimit”,- tha Lagard. 
 
Ndërkohë, socialisti italian, David Sasoli, është zgjedhur kryetari i Parlamentit Evropian në rrethin e dytë të votimit, i cili, sipas procedurave, menjëherë fillon me detyrën. Parlamenti Evropian tani duhet të aprovojnë nominimet e krerëve të rinj të institucioneve të BE-së me një shumicë të thjeshtë. Udhëheqësit e rinj të institucioneve të BE-së do të marrin detyrën në nëntor të këtij viti.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU