Parandalimi i rreziqeve nga katastrofa, faktori njeri më kritik për shfaqjen e pasojave

03.07.2019 16:52

Faktori njeri është faktori më kritik për shfaqjen e pasojave të padëshiruara të fatkeqësive natyrore...

Faktori njeri është faktori më kritik për shfaqjen e pasojave të padëshiruara të fatkeqësive natyrore.

Më e rëndësishme është që institucionet të bëjnë punën e tyre, të veprojnë në kohë dhe të përdorin burimet e disponueshme, sepse kur ndodh një zjarr ose një përmbytje, është shumë e vështirë t’i dilet deri në fund, u tha në debatin për parandalimin e rreziqeve nga katastrofa.

“Faktori njeri është faktori më kritik për shfaqjen e efekteve anësore. Por, përsëri do të theksoj se problemi kryesor çfarë mund të transformojë ngjarjet negative në fatkeqësi, është faktori njeri nga ajo që bën ose duhet të bëjë dhe nuk e bën. Këtë vit ne po shënojmë 10 vjet që nga miratimi i Platformës Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë, sipas konceptit të një agjencie të specializuar të Kombeve të Bashkuara”,- tha profesori, Pande Lazarevski.

“Nevojitet ndërtimi i kapaciteteve lokale. Qyteti i Shkupit ka projekte të caktuara në drejtim të lehtësimit të rreziqeve. Komuna  nënshkroi një marrëveshje me disa qytete të tjera në kuadrin e Forumit Evropian për Uljen e Rrezikut. Si shoqëri nuk kemi treguar gjithmonë se jemi gati të reagojmë ndaj katastrofave natyrore”,- u shpreh fakulteti i sigurisë, Aleksander Ivanov.

“Njeriu ka trashëguar trashëgiminë e natyrës për të ruajtur atë, UNESCO e ka shpallur Ohrin një Trashëgimi Botërore, tani është vendosur në një listë të trashëgimisë së rrezikuar. Ato janë të gjitha aspektet në të cilat një njeri përsëri ka një ndikim kyç dhe shumë duhet të bëhet për të pasur vullnetin për të zgjidhur këto çështje”,- tha profesori, Sashe Gerasimovski.

Qëllimi i këtij debati është forcimi i bashkëpunimit institucional dhe personal të hulumtuesve dhe profesionistëve që punojnë në këtë fushë dhe në përgjithësi ngritjen e vetëdijes së përgjithshme dhe profesionale të proceseve që lidhen me rreziqet e fatkeqësive. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)