Traktati bërthamor, pas ShBA-ve, edhe Rusia nënshkruan pezullimin

03.07.2019 18:43

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin, i cili pezullon pjesëmarrjen e këtij vendi në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ky traktat është nënshkruar midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë daton nga Lufta e Ftohtë në vitin 1987.

Në muajin Shtete e Bashkuara të Amerikës, pezulluan pjesëmarrjen e tyre në Traktat,, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel këtë pakt. Por, nga ana tjetër, Moska ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke deklaruar se Uashingtoni nuk i është përmbajtur traktatit.

Kujtojmë se, përmes këtij traktati është eliminuar një klasë të tërë të raketave. Po ashtu, ai i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra.