SHBA shënon 243 vjetorin e pavarësisë
Ambasada e SHBA-ve në Shkup, shënon 243 vjetorin e pavarësisë....

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, shënon 243 vjetorin e pavarësisë. Si çdo vit edhe sivjet ishin të ftuar përfaqsues të pushtetit, politikan, përfaqsues të biznesit, elita intelektuale, përfaqsues të bashkësive fetare, nga korri diplomatik, dhe persona të jetës publike.
Nikoqire e këtij manifestimi shum të rëndësishëm këtë vit ishte ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-Ve në Shkup Mihaela Shvajcar Bllum. Ajo tha se SHBA- të e mbështesin Maqedoninë e Veriut në planet e saja strategjike për hyrjen e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Më shumë se 25 vite qytetarët e RMV duan ta shohin vendin si pjes e institucioneve perendimore. Këtë vit kjo deshir do te behet realitet. SHBA me padurim presin ta përshëndesin Maqedonin e Veriut si antare e 30 e Natos muajt e ardhshëm. Fuqishëm e përkrahim fillimin e bisedemive paraqasëse të Maqedonisë së Veriut me BE sa më shpejt që është e mundur. Për më shumë se 3 vite shërbim në RMV kam parë se qytetarët e këtij vendi flasin fuqishëm , kërkojnë që funksionerët të punojnë fuqishëm për qytetarët dhe gjithashtu zëshëm i hedhin poshtë ata që vjedhin qytetarët. Demokracia asnjëher nuk ka fund” – tha U.D ambasadore e SHBA-ve në Shkup, Mihaela Shvajcar Bllum.
Pritet që në vjeshtë në Uashington të ratifikohet protokolli për antarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
