Komisioni për Transport dhe Ekologji anulon debatin, informacioni në seancë plenare

04.07.2019 16:09

Është anuluar debati në Komisionin për Transport dhe Ekologji....

Është anuluar debati në Komisionin për Transport dhe Ekologji, në lidhje me informacionin e partisë opozitare VMRO-DPMNE për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor.

Kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturovska, tha se për shkak të seriozitetit të problemit, ky informacion do të duhet të prezantohet në seancë plenare, para gjithë deputetëve.

“Në përputhje me nenin 69, Alinea 9, nga rregullorja e kuvendin, propozoj që informacioni për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor të përcillet deri te Kuvendi i RMV-së, që e njëjta të mund të rishikohet në seancën plenare, deri te zotëri Talat Xhaferi, i cili do të jetë i obliguar, që si informacion nga ana e opozitës të vendoset në seancën e ardhshme të Kuvendit të R. së Maqedonisë”,- tha kryetarja e Komisionit për Transport dhe Ekologji, Liljana Zaturovska.

Zaturovska iu falënderua përfaqësuesve të institucioneve përkatëse për prezencën dhe u bëri thirrje që nëse munden mendimin e tyre për informacionin të mund ta lënë në formë të shkruar. 

Kjo iniciativë erdhi nga deputetë të VMRO-DPMNE-së pas daljes së një treni nga binaret në Çerkez të Kumanovës. (Ersan Pajaziti, TVM2)