Raporti vjetor për sigurimin pensional, në 2018, 490 mijë qytetarë në Fondin e dytë pensional

04.07.2019 16:27

Në vitin 2018 është rritur përfshirja e popullatës në fondin e dytë pensional....

Në vitin 2018 është rritur përfshirja e popullatës në fondin e dytë pensional  në 490 mijë anëtarë, ku mosha mesatare është prej 35 vjetësh.

Deri në fund të vitit 2018 janë akumuluar rreth 1 miliard euro, thuhet në raportin vjetor në Agjencinë për Mbikëqyrje të Financimit kapital të sigurimit pensional te RMV-së.

Kryetari i këshillit të ekspertëve, Maksut Ali, tha se strukturat e Fondit përbëhen nga investime vendase që përfshijnë letrat shtetërore me vlerë prej 57% investimet jashtë vendit që përfshijnë aksione të fondeve investuese prej 21% dhe aksione 6%.

Nga shtylla e dytë e Fondit Pensional në vitin 2018 janë regjistruar 314 pagesa të fondeve pensionale të detyruar, kryesisht për ushtrimin e të drejtës për pension familjar për shkak të një anëtari të familjes të vdekur ose pensionit invalidor. Vetëm një numër i vogël i anëtarëve kishin një pension pleqërie përmes shtyllës së dytë, përmes tërheqjeve të programuara”,- u shpreh kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Mapas Maksut Ali.

Ndërsa nga Këshilli i Ekspertëve theksuan se  gjatë vitit të kaluar, vlera e pasurive në shtyllën e pensionit vullnetar ishte 25 milionë euro në llogaritë e gjithsej 24,388 anëtarëve, ndërsa gjatë vitit 2018 u realizuan 281 pagesa nga shtylla e tretë. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)