Futboll
Maqedonia e gatshme për Spanjën, mungon Hasani!
07.09.2014 18:49
Edhe pse me mungesa në formacion, Maqedonia e gatshme e pret takimin e parë kaulifikues për kampionatin evropian vitin 2016, nesër kundër Spanjës në Valensi...

Ferhan Hasani është mungesa më e re në ekipin e Boshko Gjurovskit, pasi është dëmtuar në stërvitjen e djeshme dhe nuk do të mund të luaj kundër kampionit në fuqi të Evropës, që pa dyshim do të jetë një mungesë e madhe për ekipin tonë.
Këtë, në takimin e sotëm me gazetarët, e konfirmoi edhe vet Gjurovski.
Të gjithë lojtarët tjerë janë të gatshëm dhe me padurim e presin takimin e nesërm, në mesin e tyre edhe Ardian Cuculi dhe Ezxhan Aliovski, dy futbollistët shqiptar të cilët kundër Spanjës pritet të luajnë nga minuta e parë. Të dy, janë të vetëdijshëm që "furija e kuqe" është favorit, por shpresojnë në paraqitje të mirë dhe pse jo, rezultat pozitiv.
Ardian Cuculi, reprezentues i Maqedonisë
‘Nuk diskutohet se Spanja në këtë drejtim është favorit. Mirëpoo kemi një cikël të ri eliminator dhe kemi futbollist të rinj. Jemi lojtarë me perspektiv, kështu që od të japim maksimumin. Spanja është motivim shtesë dhe nuk duhet gjë tjetër dhe të dalim në fushë e të japim maksimumin. Në qoftë se nuk mendonim për rezultat pozitiv, ne nuk do të ishim këtu. Futbolli I sotshëm luhet 11 kundër 11, kështu që ne do të japim maksimumin dhe me pak fat do t’ia arrijnmë qëllimit.
Çdo rezultat tjetër përpos humbjes do të ishte një sukses për ne.’
Ezgjan Alioski, reprezentues i Maqedonisë
‘Ne e dijmë se Spanja është favorite por ne do të japim maksimumin.Kemi respect por do të mundohemi që të bëjmë një rezultat të mirë këtu. Është ndeshje e parë eliminatore dhe është e vështirë, mirëpo do të kërkojmë një rezultat të mirë dhe në këtë mënyrë të fillojmë eliminatoret.’
Me sfidën mes përfaqësueseve të Spanjës dhe Maqedonisë, do të nis garimi në grupin kualifikues D, ku gjenden edhe Ukraina, Sllovakia, Bjellorusia dhe Luksemburgu. Ndeshja në fjalë, do të luhet në stadiumin " Ciudad de Valencia" dhe do të nis në orën 20.45 minuta, me c´rast e njejta do të transmetohet ekskluzivisht në programin tonë.
MUSTAFA ADEMI
