Tensionohen raportet mes Iranit dhe Britanisë
Irani, ka thirrur ambasadorin britanik për t'u ankuar...

Irani, ka thirrur ambasadorin britanik për t'u ankuar, në atë që Teherani thotë se është konfiskim ilegal i një cisterne iraniane të naftës.
Marinsat britanikë ndihmuan autoritetet në Gjibraltar të kapnin anijen transportuese, për shkak të provave se ajo po shkonte në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e BE-së. Ministri i jashtëm i jashtëm spanjoll, Josep Borell, tha se konfiskimi i anijes “Grace 1”, u bë me kërkesën e SHBA-së.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se mbajtja e cisternës së saj ishte e paligjshme.
Nëse konfirmohet se cisterna është ngarkuar nga Irani, në përpjekje për ta dërguar në Sirinë e shkatërruar nga lufta, atëherë kjo përbën shkelje të sanksioneve të SHBA-së për eksportuesit iranianë të naftës.
