Kalifornia goditet nga tërmeti 6.4 ballë

05.07.2019 12:30

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4, goditi Kaliforninë Jugore...

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4, goditi Kaliforninë Jugore, me epiqendër rreth 150 milje nga Los Anxhelos, mëngjesin e së enjtes.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga të paktën 4 lëkundje të tjera më të lehta 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.5.

Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo për dëme materiale.